Përkthime


Përkthejmë në gjuhë të ndryshme si shqip, anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, rusisht, kroacisht, serbisht, sllovenisht dhe rumanisht. Përveç përkthimeve kryejmë edhe BETIMIN dhe LEGALIZIMIN e dokumenteve në zyrat përkatëse.

Si BETIMI, ashtu edhe LEGALIZIMI i përkthimeve mund të kryhen vetëm nga përkthyes profesionistë të regjistruar si konsulentë teknikë pranë Gjykatës me të cilën bashkëpunojnë. Përkthimi i betuar dhe/ose i legalizuar regjistrohet me një numër protokolli pranë kancelarisë ose prokurorisë përkatëse.

Përkthim i BETUAR (ASSEVERAZIONE)

Flitet për përkthim të BETUAR atëherë kur dokumenti pasi është përkthyer nga një profesionist i regjistruar pranë Gjykatës, paraqitet në kancelarinë përkatëse së bashku me dokumentin origjinal ose në rast se nuk është e mundur, së bashku me kopjen konform origjinalit. Kancelaria pasi kontrollon se përkthimi është kryer saktësisht dhe mbi të gjitha vërteton se përkthyesi është profesionist i regjistruar pranë Gjykatës, vulos dhe dorëzon dokumentin brenda ditës. Kjo procedurë shërben për t’i dhënë përkthimit të njëjtën vlerë ligjore të dokumentit origjinal dhe mundëson përdorimin e tij pranë çdo zyre. Përveç kostos së përkthimit, për këtë procedurë nevojitet një pullë taksë prej 16 euro e cila vendoset çdo 4 faqe, përfshi dokumentin origjinal ose kopjen konform ligjit.

Përkthim i LEGALIZUAR (LEGALIZZAZIONE)

Flitet për përkthim të LEGALIZUAR atëherë kur dokumenti, pasi është përkthyer dhe është kryer betimi, vuloset nga Prokuroria përkatëse e cila legalizon dokumentin dhe e dorëzon atë pas 3 ditësh. Legalizimi i dokumentit është i domosdoshëm në rast se përkthimi duhet të paraqitet në një zyrë jashtë shtetit. Për këtë arsye është e rëndësishme t’i thuhet përkthyesit shteti ku duhet të paraqitet dokumenti pasi ky informacion do të kërkohet nga Prokuroria.
Përveç kostos së përkthimit dhe pullave taksë prej 16 euro që janë përdorur më parë gjatë betimit, për këtë procedurë nuk parashikohet asnjë kosto tjetër.